Policia njoftohet për një person të zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit
Policia e Kosovës të dielën ka pranuar njoftimin se një person është zhdukur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Sipas këtij raportimi, personi në fjalë të shtunën ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“Është raportuar se më datë 17.05.2025 viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.