Nesër e pasnesër organizohet vaksinimi me dozën e parë në Shatërvan

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xheval Elezkurtaj, njofton se më datë 28 dhe 29 tetor 2021 QKMF -Prizren do të realizojë procesin e vaksinimit kundër Covid-19 me ekipet mobile në sheshin e qytetit të Prizrenit ( Shatërvan).

“Vaksinimi realizohet vetëm për dozen e parë (doza e dytë mirret si zakonisht në qendrën e vaksinimit);

Vaksinimi i qytetarëve do të realizohet pa dallim se nga cila komunë është;

Vaksinimi i qytetarëve në shesh do të realizohet pa termine.

Vaksinimi fillon prej orës 10 deri ora 17.”, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *