Njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër
Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër njofton se nga data 14 janar 2021 (e enjte), qytetarët mund të aplikojnë për Certifikata të Pronës dhe Kopje të Planit nga ora 8:00 paradite deri në ora 14:00 pasdite.
Qytetarët mund të pajisen me këto dokumente pronësore në po të njëjtën ditë në sportelin e kësaj drejtorie në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (në objektin e Administratës Komunale) dhe shpërndarja e tyre do të bëhet nga ora 15:00 deri në ora 16:00.
Ndryshimi nga orari i mëparshëm (pranimi në orarin 8:00-14:30 dhe shpërndarja në orarin 15:30-16:00) është bërë me qëllim të shmangies së grumbullimeve që po paraqiten gjatë shpërndarjes së këtyre dokumenteve.