Covid-19: Si do të mund të shpëtonte jetë pajisja 20-funteshe
Një ndër gjërat misterioze rreth sëmundjes Covid-19 është pse shkalla e oksigjenit në gjak mund të bie në nivel të rrezikshëm pa e vërejtur pacienti. Kjo njihet si “hipoksi e heshtur”.
Si rezultat i kësaj rënie, pacientët kanë shkuar në spitale me shëndet shumë më të keq sesa kanë menduar dhe, në disa raste, shumë vonë për t’u trajtuar në mënyrë efektive, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, një zgjidhje që potencialisht do të mund t’ua shpëtonte jetën njerëzve, në formën e një oksimetri me puls, ua mundëson pacientëve që ta përcjellin nivelin e oksigjenit në gjak nga shtëpia. Kjo pajisje kushton rreth 20 funte apo 22.4 euro.
Këto pajisje po shpërndahen në Britaninë e Madhe për pacientë që janë në rrezik të lartë nga Covidi. Mjeku që po e udhëheq këtë proces mendon se të gjithë duket ta shqyrtojnë blerjen e oskimetrit.
Niveli normal i oksigjenit në gjak është mes 95 dhe 100 për qind. “Pas Covid-it, ne po pranojnë pacientë me nivel të oksigjenit me përqindje 70-she ose 80-she të ulët apo mesatare”, thotë Dr. Matt Inada-Kim.
Oksimetri me puls funksionon duke e ngjitur në gishtin e mesëm të dorës dhe hedh një drit në trup. Ai e mat nivelin e oksigjenit në gjak varësisht nga sasia e dritës që përthithet nga trupi.
Në Angli, këto pajisje po u jepen personave me Covid që janë mbi 65-vjeçarë, atyre që janë më të rinj por që kanë probleme shëndetësore dhe të gjithë atyre për të cilët mjekët janë të shqetësuar.
Njerëzit e matin nivelin e oksigjenit në gjak tri herë në ditë. Nëse niveli bie në 93 ose 94 për qind, kërkohet ndihma joemergjente, ndërsa nëse niveli bie në 92 për qind, duhet të thirret ambulanca.
Sipas disa studimeve, të cilat ende nuk janë rishikuar nga shkencëtarët tjerë, edhe rënia e vogël e nivelit të oksigjenit në gjak nën 95 për qind është e lidhur me rritjen e rrezikut nga vdekja.