“Anija që fluturon”, misteri i fotografisë së pazakontë bën lëmsh rrjetin

David Morris kishte dalë shëtitje në brigjet e Falmouth, Cornwall kur vuri re një anije që fluturonte mbi det dhe nga kurioziteti e filmoi këtë moment të çuditshëm dhe e publikoi në rrjetet sociale. Këto pamje bënë xhiron e rrjetit shkruan albeu.com.

Megjithëse ekziston një shpjegim plotësisht logjik për këtë fenomen të rrallë.

Ky është “mirazhi superior”, siç shpjegohet nga meteorologu i BBC, David Brain.

Kjo është për shkak të kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën, duke sqaruar se ky iluzion është i zakonshëm në Arktik, por mund të ndodhë në zona të tjera gjatë dimrit, por shumë rrallë në Mbretërinë e Bashkuar.

Meteorologu shpjegoi se “Reflektimet superiore ndodhin për shkak të një gjendje specifike të motit, të njohur si përmbysja e temperaturës. Kjo do të thotë, kur ajri i ftohtë është afër sipërfaqes së detit me ajër më të ngrohtë mbi të”.

Ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i nxehtë. Kjo drejton dritën në sytë e njerëzve që qëndrojnë në tokë, duke modifikuar sa i largët duket objekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *