Tringa Kasëmi: Votoni persona që ju përfaqësojnë 365 ditë, jo vetëm në shkëmbim të votës!
Aktivistja e shoqërisë civile Trina Kasemi, iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të votojnë përsona që i përfaqësojnë 365 ditë. “Gratë e vajzat e Kosovës 365 ditë përballen me shumë sfida, dhunë, diskriminim e ngacmime, shumë prej tyre nuk kanë të drejta as themelore, a i keni taku pa fushatë me i pyet e mbështet?” shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Më shumë se ironike janë takimet me gra e vajza, për dëgjime të kërkesave dhe halleve të tyre vetëm në kohë fushate.
Gratë e vajzat e Kosovës 365 ditë përballen me shumë sfida, dhunë, diskriminim e ngacmime, shumë prej tyre nuk kanë të drejta as themelore, a i keni taku pa fushatë me i pyet e mbështet?
Votoni persona që ju përfaqësojnë në ato 365 ditë, jo vetëm në shkëmbim të votës!