Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e I (parë) të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 28 janar 2020 (e enjte) në sallën për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/01/Rendi-i-dites-i-Kuvendit.pdf

Ndërsa në bazë të nenit 52 paragrafit 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 59 paragrafit 1 të Statutit të Komunës së Prizrenit, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më 26 janar 2021 (e martë), në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/01/Rendi-dites-KPF.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *