Njoftimi i MSH’së për kategorizimin e komunave, Prizreni në zonën e gjelbër

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  7 komuna: Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.

Në zonën e gjelbër janë 27 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë: Mitrovica e Jugut nga e GJELBËRTA në të VERDHË, Gjilani nga e VERDHA në të  GJELBERTËN, Vushtrria nga e VERDHA në të  GJELBERTËN, Prizreni nga e VERDHA në të  GJELBËRTËN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *