Burri në Prizren e bën për spital gruan e tij, përfundon në ndalim policor

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin, i cili sipas saj e ka sulmuar fizikisht.

Ajo para hetuesve policorë ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje, e cila bëri që situata të eskalojë në dhunë fizike. Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të ndalohet i dyshuari dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./ Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *