Zhduket një djalë në Prizren
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Marie Kraja” në Prizren.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nëna nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit të saj.
“Rr. Marie Kraja, Prizren, 16.03.2021-07:00. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.