Zhduket një djalë në Prizren

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Marie Kraja” në Prizren.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nëna nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit të saj.

“Rr. Marie Kraja, Prizren, 16.03.2021-07:00. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga  shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *