Pse hoqi dorë nga gara për kryetar të LDK-së?-Flet Anton Quni
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit ka treguar arsyen e vërtetë të tërheqjes nga gara në momentet e fundit.
Quni iu është përgjigjur atyre të cilët kanë thënë se tërheqja e tij ka qenë taktikë në mënyrë që delegatët e tij ta votojnë Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së.
I pyetur se a është e vërtetë kjo, Quni pa dashur të japë përgjigje direkte, ka thënë se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar procesit zgjedhor.
“Unë i kam ndihmu procesit, me qenë sa më demokratik dhe lideri i ardhshëm i LDK-së me u zgjedh përmes procesit demokratik”, ka thënë Quni për Front Online.
E, gjatë ditës së djeshme në media është raportuar që Quni do të jetë pjesë e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për këtë ka thënë se nuk është diskutuar ende, por ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çfarëdo detyre që i jepet nga kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku.
“Jo ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Natyrisht që do ta marr çdo detyrë që jepet me ëprgjegjësi dhe nëse e vlerësoj që mund t’ia dal. Jam i gatshëm ti marr detyrat që mi jep kryetari, Kryesia e LDK-së”, është shprehur Quni .
Ndërsa, mbrëmë në një T7, Abdixhiku ka bërë me dijë se Kryesia e LDK-së, mund të zgjedhet jgatë kësja jave por mund të ndodhë edhe në fillim të javës së ardhshme.
“Sa ti përmbylli konsultimet, mund të jetë këtë javë, por edhe në fillim të javës së ardhshme. Këto gjëra do ti bëj publike njerëzve të mi, të konsultohem me Këshillin. Unë e propozoj kryesinë, por edhe e dyta Këshilli i Përgjithshëm mund të propozoj një të tretën të anëtarëve të Kryesisë. Jam i interesuar që të kem mendje kritike, jo me kritiku por që mendojnë, që kanë ide të qarta dhe në fund e nxjerrim një të përbashkët”, ka deklaruar Abdixhiku.