Policia me aksion në Gjonaj të Hasit, sekuestrohen gjashtë armë – katër persona në pranga

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni do të shtrihet në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në orët e hershme të mëngjesit, Policia ka nisur një aksion për bastisjen e disa lokacioneve në fshatin Gjonaj të Hasit.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë zjarri, teksa katër persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndryshe sipas njoftimit të Policisë, detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafene, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato.

Mes tjerash, u tha se do të shtohen kontrollet policore ndaj personave e automjeteve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjetet tjera të rrezikshme për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *