Përleshet me nënën e vet, arrestohet i dyshuari nga Prizreni
Një i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi ishte përleshur me nënën e vet, të mërkurën.
Në raportin 24 orës të policisë thuhet se personi në fjalë kishte pasë marrëveshje të vazhdueshme me nënën e vet dhe më vonë ishin përleshur fizikisht.
Të dy i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.