Në 23 vjetorin e Çlirimit të Prizrenit, u përkujtuan të rënët për Lirinë e Kosovës

Me rastin e përvjetorit 23 të çlirimit të Prizrenit, aktivitetet për shënimin e kësaj Dite nga komuna kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Për të nderuar jetën dhe veprën e bijve më të shtrenjtë të kombit në vendin ku ata prehën të qetë në Landovicë, morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, zyrtarë të institucionëve të ndryshme dhe partive politike si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, na e sollën lirinë për të cilën u derdh shumë gjak, dhe neve na mbetet që më përkushtimin më të madh të punojmë për një të ardhme më të mirë themelet e të cilit shtet u vendosen nga gjaku i të rënëve,  theksoi ai.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, tha se në këtë Ditë të madhe, përulemi para veprës së dëshmorëve dhe respektojmë veteranët e vërtetë të UÇK-së.

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha- Bytyçi, tha se falë sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së pastër të UÇK-së, mbështetëur nga forcat Veri- atlantike të Nato-s, sot ne jemi të lirë në Kosovën tone.

Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, do të organizohen edhe aktivitete të tjera në shënim të kësaj ngjarje të rëndësishme. /Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *