Studimi tregon se cilët janë personat më të rrezikuar nga riinfektimi me Covid-19
Riinfektimet nga Covid-19 janë shumë të rralla, por më të shpeshta te personat mbi 65 vjeç.
Zbulimi është bërë nga një studim i Departamentit Danez të Sëmundjeve infektuese, i cili është publikuar në revistën e njohur shkencore “The Lancet”.
Sipas shkencëtarëve, shumica e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë krijuar një mbrojtje për të paktën 6 muaj.
Studimi është përqendruar në rastet e riinfektimit të një kampioni prej 4 milionë personash në valën e dytë të pandemisë, nga shtatori deri në dhjetor, dhe shifrat janë ballafaquar me ato të valës së parë. Është zbuluar se të rinjtë kanë një mbrojtje deri në 80%, ndërsa të moshuarit vetëm 47%.