Ftohen qytetarët prizrenas që të aplikojnë për të përfituar nga projekti për ndërtimin e shtëpive (pika jashtë)

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndërtimin e shtëpive (pika jashtë).

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim, vështirë të banueshme dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 19.03.2021, deri më 02.04.2020.

Pyetësorin për aplikim e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Pyetesor-per-Aplikusin-2020.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *