Universiteti i Prizrenit dërgon telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit 36-vjeçar
Profesori i Universitetit të Prizrenit, Rifat Hoxha pas përballjes me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë.
“Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor në Fakultetin e Ekonomisë
Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha.
E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha!
Pushoftë në paqe miku ynë!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren”