Nderim Gashi: Me Mytën po mbyten hapsirat e gjelbërta!

Sekretari i Degës së LDK-së Nderim Gashi,ka adresuar kritika në adresë të kryetarit të Komunës së Prizrenit, i cili po lejon uzurpimin e hapësirave publike në Ortakoll.

Postimi i plotë:

Në Prizren, për çdo ditë jemi dëshmitar të uzurpimit të hapsirave publike, këtë dukuri të shëmtuar ne e shohim çdo ditë në lagjen Ortakoll.

Në sytë e pushtetarëve komunal të Prizrenit, ndodhin uzurpimet e hapsirave publike, shohim betonizimin e parqeve të lagjes tonë, madje kjo dukuri e ka vështirësuar qarkullimin e lirë të banorëve të këtij lokaliteti…

Pushteti komunal asnjë veprim për t’a ndaluar këtë katraurë urbanistike, s’ka se si të mos shkoj mendja që edhe kjo heshtje e pushtetarëve bëhet për shërbime korruptive!

Kryetar koti i shkon Kryetarit të komunës së Prizrenit,

shokut Mytaher!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *