Prizren: Babai përleshet fizikisht me dy djemtë e tij
Një përleshje fizike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit mes tre meshkujve. Sipas raportit të policisë të dyshuarit janë në lidhje familjare, baba dhe dy djemtë.
Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (prindi dhe dy djemtë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti 24-orësh.