Në Kabash të Prizrenit, vidhet një veturë “BMW”

Vidhet një veturë “BMW” në Kabash të Prizrenit, në të kishte dokumente me vlerë, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur.

Është vjedhur një veturë e tipit “BMW”, në fshatin Kabash të Prizrenit. Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prizrenit.

“Po është raportuar për një veturë me targa hungareze, vjedhja ka ndodhur gjatë natës”, ka thënë ai.

Ndryshe në veturë kanë qenë edhe dokumentet personale (letënjoftim, viza hungareze). Të gjithë ata që mund të kenë informacion të lajmërohen në këta numra: 044925519 ose ‭049631626‬.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *