“Çu dil jashtë se t’i derdhi trutë”, detaje për rrahjen në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pjesërisht ka arpovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.
Të pandehurit D.H., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Kurse ndaj të pandehurit L.B., gjyqtari i procedurës ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje tridhjetë ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.
“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.
Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor“, njofton Gjykata