Totaj: Udhëheqja e Haskukës e dështuar
Mytaher Haskuka është kryetar i Prizrenit tash e katër vite, por mandat të dështuar po e quan Nënkryetari i PDK-së Shaqir Totaj.
Në emisoni “ Direkt” në ATV, Totaj tha se udhëheqja e Haskukës është e dështuar dhe atë në gjdo aspekt.
“Kur e themi që është e dështuar e kam parasysh të gjitha indikatorët relevant të performancës çofshin indikatorët financiar cofshin indikatorët tjetër që maten me një kualitet të qeverisjes, të marrim parasysh vetëm një suficit buxhetor I cili është afër 20 milionë euro për tri vite “. – ka thënë Totaj për ATV