Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit, transmeton Gazeta Sinjali.

Totaj tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.

“Mendoj se ajo punë vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe tek atëherë do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.

Kujtojmë se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *