I mituri nga Prizreni therret me thikë nga një moshatar
Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër në Prizren, ka bërë të ditur policia.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar tretman mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga një i mitur tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.
I dyshuari ndërkaq, gjendet në arrati.
“Prizren 11.04.2021 – 17:50. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.