AAK: Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes
Pushteti i Haskukës mbyll zyrën e Aleancës në Prizren!
Në mënyrë arbitrare, pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren.
Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajt e fundit të tij, po provon që me represale të ndalojë zërin e opozitës.
Kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, që ngjason me metodat moniste, assesi nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin, e që kryefjala e saj është: Dështim i plotë.
Duke qenë se Aleanca respekton institucionet, edhe pse të njëjtat nuk kanë ofruar dokumentacion të mjaftueshëm, ne kemi lëshuar zyrat, ndërsa shumë shpejt do të vendosemi në hapësira të tjera.
Në ndërkohë, ne do të ankohemi për këtë veprim arbitrar, sepse jemi të bindur që drejtësia është në anën tonë.
Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes.
Komisioni për Informim
Dega e AAK-Prizren