NISMA: Mendësi komuniste të një kufome poltike e cila dështimin e vet në qeverisjen e Prizrenit mundohet ta kamuflojë me veprime populliste

Ndërhyrja me forcë për t’i larguar partitë politike nga zyrat ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, është tregues i mendësisë komuniste të një kufome poltike e cila dështimin e vet në qeverisjen e Prizrenit mundohet ta kamuflojë me veprime populliste!

Deklaratat e Mytaher Haskukës se bugjeti i komunës paska humbur miliona nga qiratë e mundshme të cilat ka mundur ti mbledhë, është mashtrim i radhës i një demagogi politik sepse lokali të cilin ne e shfrytëzojmë me vite, para se ta merrnim në shfrytëzim ka qenë i mbyllur dhe askush nuk ka qenë i inteseruar ta merr me qira!

Loja e Mytës në prag të zgjedhjeve lokale për t’u shitur në opinion si respektues gjoja i ligjit, është tendencë për shpërqendrim të opinionit nga dështimet e tij dhe dhjetra skandaleve korruptive me tendere milionshe duke i ikur faktit të dështimit të tij në mosrealizimin e projekteve kapitale si pishina olimpike, shkolla e muzikës, zona industriale, teleferiku në kalanë e qytetit etj.

Para se të thirret në respektim të ligjit për pronat komunale, ai duhet të sqarojë se a vlenë ligji edhe për drejtorët e tij dhe qindra të tjerëve që shfrytëzojnë pronat publike duke përfshirë edhe ata që me vite mbajnë të bllokuar rrugët e qytetit dhe shumë hapsira tjera!

Përpjekjet tona për ta luftuar politikisht qeverinë e korruptuar në Prizren nuk mund ti ndalë asnjë veprim i papërgjegjshëm i Mytës dhe sektit të tij politik!

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *