Për 24 orë policia shqiptoi 915 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVD-19
Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 915 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.