Arrestohen dy prizrenas, një femre ia vodhën nga vetura 4 palë syze në vlerë 1 mijë euro!

Në raportin 24 orës të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje në Prizren.

Dy persona me datën 12 të këtij muaji dysohet t’i kenë vjedhur nga vetura një femre katër palë syze, shkruan IndeksOnline.

Prizren 12.04.2021-19:25. Me 15.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në datën e lartcekur, dyshohet nga vetura i kishin vjedhur viktimës femër kosovare katër palë syze, në vlerë rreth 1000€. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *