Kryesindikalistja e policisë kërkon që sa më shpejtë të nisë vaksinimi i policëve
Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një prononcim për Front Online tha se prioritet i Qeverisë Kurti duhet të jetë vaksinimi i policëve.
“Do të ishte shumë e mirë dhe e nevojshme dhe vaksinimi sa më shpejt i gjithë pjesëtarëve të policisë sepse puna e terrenit është mjaftë e ndjeshme dhe është punë e cila çdo ditë e më shumë kemi pjesëtarë të cilët po infektohen”, tha ajo.
Kamberi thotë nuk janë vetëm këto dy çështje që duhet të zgjidhen.
“Janë prioritet dmth sigurimi shëndetësor, puna e orëve shtesë, puna e pagesës gjatë festave, puna e pagesës gjatë vikendeve e cila është e domosdoshme, sigurimi shëndetësor dhe aksidental i cili është tejet i domosdoshëm është Ligji për pensionimin e parakohshëm, puna jashtë orarit, janë një seri kërkesash”, tha ajo