Dëgjimi Publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023, me banorët e fshatit Piranë dhe fshatrave të Përdrinisë

Në fshatin Piranë është mbajtur dje dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023, me banorë të fshatrave të Përdrinisë.

Përveç qytetarëve, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Hapja e dëgjimit u bë nga Ymer Berisha, shef i njësisë për komunikim me publikun, i cili falënderoi qytetarët e pranishëm duke thënë se kërkesat e tyre, sipas prioritetit, do të hyjnë në buxhetin e vitit 2023.

Kryetari Shaqir Totaj, me këtë rast, tha “Para përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, po i mbajmë dëgjimet publike me ju, në mënyrë që së bashku ta përgatisim buxhetin duke u bazuar edhe në prioritetet që ju keni. Ju them se preferenca në shpërndarje të buxhetit nuk do të ketë por do të bëhet sipas nevojave dhe që prek një numër më të madhe të qytetarëve të lagjes apo fshatit tuaj”.

Drejtori për Ekonomi dhe Financa, Sulltan Badalli, u shpreh “Tani e kemi pranuar qarkoren e dytë buxhetore dhe se në këtë qarkore janë limitet buxhetore. Buxheti për vitin 2023 ka një rritje për dallim prej atij të vitit 2022.

Kërkesat e qytetarëve ishin: Rregullimi i ujit të pijes, rregullimi i një memoriali, trajtimi i shtratit të lumit, rregullimi i një kolektori, rregullimi i rrugëve, rregullimi i një ure, rregullimi i një shtëpie të kulturës dhe vendosja e pengesave në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë për veturat.

Grupi punues, i formuar me vendim të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast, iu shpërnda të gjithë të pranishmëve.

Për mbajtjen e këtij degjimi publik do të përgatitet raport dhe procesverbal, i cili do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në afatin ligjor, në rubrikën “dëgjime buxhetore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *