Aktgjykim dënues ndaj një të akuzuari për vjedhje në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, të akuzuarën S.R.
Arsyeja e akuzës është pasi që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e huaj.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit S.R., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR – Se me datë 05 shkurt 2018, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e huaj (të dëmtuarës), në atë mënyrë që hyn në lokalin ku e dëmtuara punon dhe nga e njëjta kërkon ujë, në momentin kur e dëmtuara shkon për ti sjellë ujë të akuzuarit, i njëjti e shfrytëzon këtë moment dhe nga çanta e të dëmtuarës merr portofolin në të cilin e dëmtuara kishte të vendosur para, kartelën e bankës, letërnjoftimin dhe patentë shoferin, dhe i akuzuari largohet nga vendi i ngjarjes,
– Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja nga neni 325 par. 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin S.R., e GJYKON – Dënim me GJOBË në shumën prej treqind (300) euro, dhe – Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
I akuzuari S.R., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese.