Filloi shpërndarja e pajisjeve për 5 biznese përfituese nga projekti i përbashkët i Komunës së Prizrenit, ASB-së dhe PREDA-s

Përmes një projekti të përbashkët socio-ekonomik, nga komuna e Prizrenit dhe organizatat ASB dhe Preda,  janë mbështetur 5 biznese përfituese , të cilave të martën iu janë shpërndarë pajisjet për gastronomi, teknologji informative dhe zdrukthtari.

Zonja Bedrije Baxhaku- Berisha, është në mesin e 5 bizneseve përfituese nga projekti i përbashkët i komunës së Prizrenit, organizatës Arbeiter Samariter Bund (ASB) dhe asaj Preda, me pajisje për prodhimin e produkteve për gastronomi.

Ajo tha se është hera e dytë me radhë që përfiton nga ky projekt, duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm për vetëpunësim por edhe në shërbim të mirëqenies familjare.

Të martën, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Turizmit, Sevil Kazaz dhe përfaqësues të organizatave kooperuese në këtë projekt, kanë vizituar zonjën Bedrije ndërsa kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese nga projekti “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”.

Kryetari Haskuka, tha se ky projekt i dedikohet angazhimeve për zhvillim ekonomik përmes vetëpunësimit por edhe fuqizimit të bizneseve. Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz, tha se deri më tani përmes këtij projekti janë mbështetur 81 biznese në sektor të ndryshëm të veprimtarisë së tyre, ndërsa ky projekt ka qenë i paraparë që të ndihmohen mikrobiznese në sektorin e gastronomisë, teknologjisë informative dhe zdrukthtarisë.

Ndërkaq, drejtori i organizatës gjermane ASB ,Valentin Hoxha, tha se ky projekt po dëshmon se ndihma konkrete për biznese serioze që sapo kanë filluar veprimtarinë e tyre përmes kësilloj mbështetjeve sikurse ndqaj zonjës Bedrije, po jep rezultate të kënaqshme.

Kostoja e gjithmbarshme e këtij projekti të përbashkët për mbështetje të 5 bizneseve me pajisje të ndryshme kap shumën e 32 500 eurove, ku 16 mijë prej tyre janë  mbuluar nga Drejtoria e Turizmit, ndërsa pjesa tjetër nga organizata ASB./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *