Shaqir Totaj: Kënd do ta fajësojë tash Haskuka për DËSHTIMIN e tij, që ta fut Prizrenin në fajde?!
Refuzimi që Ministria për Administrim të Pushtetit Lokal ia ka bërë kryetarit Haskuaka për marrjen e huasë në vlerë prej 5 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dëshmon edhe një herë për dështimin e Hasukës dhe të axhami ekipit të tij, që nuk ia kanë haberin qeverisjes, as tash kur janë në përfundim të mandatit.
Shkruan: Shaqir Totaj
Ky refuzim, dëshmon qartë përpjekjet qëllimkëqia të kryetarit, i cili përmes një kontrabandimi votash edhe përmes disa kuvendarëve “opozitarë”, nxitonte ta miratonte këtë vendim, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Pa hisen e premtuar tash mbetën edhe “argatët” e Mytës, që ia patën mundësuar kalimin e kësaj pike në KK, përkundër që subjektet opozitare ishin deklaruar kundër, duke vlerësuar se kjo është në dëm të Komunës sonë, që në njërën anë po i teprojnë paret e po i kthen në Prishtinë, ndërsa në anën tjetër pëlqejnte të futet në fajde.
Kënd do ta fajësojë tash Haskuka për këtë dështim, kur edhe Qeverinë e ka partia e tij- Vetëvendosja, që duket se ka heq dorë nga një kryetar dështak ?!!!
Haskuka që dikur kritikonte për fajdet, kur erdhi në pushtet tentoi që vetë ta fus në fajde Prizrenin, madje 6 muaj para zgjedhjeve lokale !!!
Pra, sikur që Prizreni nuk e meriton FAJDEN, nuk e meriton as të MALTRETOHET nga një qeverisje sikur kjo e VV-së dhe Haskukës me axhami!
NDRYSHIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM NË PRIZREN !!!