Skandaloze: THYHEN 222 POÇA ELEKTRIK NGA 240 SA JANË NË RRETHOJAT E UPZ ” UKSHIN HOTI”

Persona të panjohur dhe të papërgjegjshëm, kanë thyer pothuajse të gjithë poçet elektrik të vendosur në rrethojat e hapësirave të UPZ ” Ukshin Hoti”.

Edhe pse akti vandal ka ndodhur para një kohe të gjatë, askush nga institucionet nuk është marrë me këtë çështje aspak të hijshme.

Ka që një kohë që janë dëmtuar nga individë të papërgjegjshëm pothuajse të gjithë poçet elektrik të vendosur në rrethojat e hapësirave të UPZ ” Ukshin Hoti”.

Përparim Avdullahu, këshillitar i rektorit, Ismet Temaj, thotë se  për këtë veprim keqbërës jemi të shqetësuar jashtëzakonisht, mirëpo sipas tij, kompetente për mirëmbajtjen e tyre është komuna, në këtë rast Drejtoria e Shërbimeve Publike, e cila duhet të mbikqyr gjendjen e poçeve.

Lidhur me deklaratën e zotëri Avdullahut, ne kemi kontaktuar zyrtarë të sektorit të ndriçimit publik pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, të cilët na kanë thënë përmes telefonit, se projekti për vendosjen e këtyre poçeve ka qenë i Ministrisë së Arsimit, dhe se ne as nuk kemi investuar dhe nuk kemi asnjë kompetencë për mbikqyrje të tyre, na thanë ata.

Ndërkaq, zotëri Avdullahu, i pyetur se lidhur me këtë rast a është informuar policia apo jo, ai e pohon se është informuar policia si dhe komuna. Biles jo për këtë rast, por sipas tij, policia duhet të jetë më e pranishme sidomos gjatë kësaj kohe në afërsi të institucionit më të lartë arsimor në Prizren.

Edhe për pohimin e zotëri Avdullahut e kemi kontaktuar zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, se a është bërë paraqitja e rastit keqbërës të dëmtimit të poçeve në polici, zëdhënësi Osmanollaj na është përgjigjur kështu: ” E kemi verifikuar, por deri më tani nuk kemi ndonjë rast të paraqitur apo nën hetime në lidhje me dëmtimet e poçeve elektrike në Universitet”, na ka shkruar përgjigje zyrtare zëdhënësi Osmanollaj.

Dëmtimi i këtyre poçeve, është dëshmi e realizimit të shumë projekteve nga institucionet tona ku më pas mungon mbikqyrja e duhur institucionale, dhe askush askujt nuk i përgjigjet, vetëm se shpenzohen mjete të taksapaguesve. 

Ndryshe, aktit vandal të dëmtimit nga qindra poça të vendosur kanë mundur t’i shpëtojnë shumë pak të tillë, ndërsa për gjendjen e poçeve të dëmtuar mund të vlerësoni vet përmes këtyre pamjeve që po shikoni./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *