Policia në Prizren nuk i kursen as veturat zyrtare të institucioneve, i gjobit për parking në vende të ndaluara

Paraditen e sotme, Policia e Kosovës gjatë patrullimit me biçikleta, ka gjobitur veturat e parkuara në trotuar në rrugën “Suzi Çelebi”. Gjobave të Policisë nuk i kanë shpëtuar edhe veturat zyrtare të institucioneve të ndryshme, ku zyrtarë i kishin parkuar ato në vende ku nuk lejohet një gjë e tillë.

Ndryshe, ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se në zonën e përgjegjësisë së saj, stacionet policore – Prizren dhe Prizren- veri, kanë angazhuar patrullimin e Njësitit të Biçikletave, aktivitet ky që do të vazhdojë ne qytetin e Prizrenit. Ky aktivitet i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : lirimin e trotuareve , kyçët e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, që me këto veprime shoferët mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *