Polici nga Prizreni kërcënohet me mesazh në rrjete sociale
Një polic nga Prizreni ka njoftuar se ka marrë një mesazh me fjalë kërcënuese në rrjete sociale.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, derisa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare, por dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e punës së tij.
“Prizren, 08.05.2021-10:16. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor deri sa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale në një emër të rrejshëm me fjalë kërcënuese. Kanosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e punës zyrtare. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.