237 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në QKUK dhe në spitalet e Kosovës, po trajtohen 237 pacientë me Covid-19.
Prej tyre 11 janë në gjende të rëndë dhe 168 nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Njoftimi i plotë:
Në klinikat e COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 237 pacientë.
Sipas raportit të punës për datën 20 maj 2021, 139 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
11 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 168 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 133 pacientë:
7pacientë janë në gjendje të rënduar
74 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
102 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 52 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 104 pacientë:
4 në gjendje të rënduar
65 të konfirmuar pozitivë
66 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 32 pacientë
Spitali i Gjilanit, 23 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.