Kubëzat e Mytaher Haskukës në kohën e Shaqir Totajt

Kur Mytaher Haskuka i mbuloi gropat me kubëza u bë shumë “zhurmë”. Të drejtë kishin ata që protestuan sepse kubëzat nuk e zavendësojnë asflatin.

Në rrugën nga Stacioni i Autobusëve drejt qendrës, gropa e krijuar nga heqja e asfaltit qëndroi afër dhjetë ditë e hapur duke iu shkaktuar ngasësve problem.

Papritur kjo gropë u mbulua me kubëza betoni…si në kohën e Mytaher Haskukës, ndonëse ka më shumë se 100 ditë që ai nuk është në krye të Prizrenit.

As dimër nuk është që nuk bënë të shtrohet asfalt…

Njëjtë si në kohën e Mytaher Haskukës (dimrit), edhe në kohën e Shaqir Totajt (në pranverë) gropat mbulohen me kubëza betoni.

Mirë ose keq, koha e Mytaher Haskukës po përsëritet./ Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *