Vjosa Osmani nesër vendos për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar se takimi i Presidentes është paraparë të mbahet të mërkurën me të gjitha partitë.

Po, me të gjitha janë paraparë për nesër”, ka deklaruar Kupina.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Disa nga partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhjet komunale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *