Arrestohen dy të rinj në Prizren, kamerat e sigurisë i zbulojnë duke vjedhur televizorin nga një lokal

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se dy persona kanë vjedhur një televizor nga një lokal, duke depërtuar brenda me forcë nga dritarja. Por gjithë rasti i vjedhjes është filmuar nga pamjet e kamerave, që ndihmuan të identifikohen personat e dyshuar.

Pasi u zbulua se kush janë personat e përfshirë në rast, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar personat e dyshuar, njëri prej të cilëve rezultoi të jetë person i njohur për organet e rendit.

Dy të rinjtë u shoqëruan në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë, njëri prej të cilëve e mohoi ta ketë kryer veprën e vjedhjes, teksa tjetri e konfirmoi se bashkë kanë vjedhur televizorin.

Pas përfundimit të procedurave, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *