Rinia e PDK-së në Prizren: Projekt i dështuar i bibliotekës së qytetit të Prizrenit!
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, është shumë e preukopuar dhe e shqetësuar për mungesën e bibliotekës në Prizren, një qytet Universitar pa bibliotekë, është fakt i papranueshëm. Ky projekt i filluar në kohën e qeverisjes së PDK-së, nuk është realizuar, është anashkaluar dhe nuk është vënë në prioritete asnjëherë, përveç se gjatë fushatës elektorale nga Vetëvendosja.
Ne, përfaqësuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Kosovës, jemi duke ngritur zërin sot, për të mos u ndalur çdo ditë, deri kur ky objekt, pra biblioteka e qytetit të Prizrenit, do të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për shfrytëzim nga të gjithë të rinjët e qytetit, studentët e Universitetit të Prizrenit dhe qytetarët që e duan leximin.
Prizreni është qytet i kulturës dhe qytet Universitar, mungesa e bibliotekës në qytetin tonë, është turp për imazhin e qytetit, fatkeqësi për rininë dhe e dhimbshme për dashamirët e librit dhe leximit.
Ne, si Forum Rinor i PDK-së, do të jemi zë i pashterrshëm i nevojave të rinisë së qytetit. Biblioteka është nevojë esenciale, të cilën kërkojmë të realizohet sa më shpejtë, duke qenë se është projekt i cili ka filluar 5 vite më parë. Rinia e Prizrenit nuk është e asnjë partie politike.
Biblioteka nuk është kauzë dhe projekt i luftrave politike. Është projekt që i duhet rinisë, ku rinia e shkolluar është pjesa më e rëndësishme për një shoqëri të emancipuar dhe të zhvilluar.
Qeverisja e Lëvizjes Vetvendosje, është duke lënë anash projekte të cilat kanë ndikim kolateral në të ardhmen e vendit tonë. Keqmenaxhimi i projekteve të rëndësishme, ose thënë më mirë, mos menaxhimi i tyre, po na e ul kualitetin e jetës sonë studentore dhe jetës sonë në përgjithësi, si qytetarë të Prizrenit dhe si e ardhmja e këtij qyteti.
Projekti i bibliotekës ka filluar në vitin 2016 nga qeverisja lokale e PDK-së, është premtuar se do të përfundohet nga VV-ja gjatë fushatës elektorale, ndërsa sot pas 4 vitesh ne akoma nuk kemi ku të lexojmë dhe të mësojmë.
Ne, Rinia Demokratike e Kosovës, zotohemi se do të punojmë fuqishëm që ky projekt të përfundoi dhe të realizohet sa më shpejtë, do të jemi zëri i të rinjëve që kanë kërkesë esenciale për nevojat e tyre studentore dhe për lexim rekreativ, përfundimin e projektit të bibliotekës së qytetit.
Këtë projekt në mos deri në fund të mandatit të qeverisjes së VV-së që gjithsesi e dimë se nuk do mbaroi, në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të tetorit, do ta shtyejmë përpara me PDK-në në pushtet, ata që dhe e kanë nisur këtë projekt të rëndësishëm për ne, për qytetarët dhe për imazhin e përgjithshëm të qytetit tonë.
Mos pyesni pse rinia nuk lexon, por pyesni pse qeverisja lokale e VV-së në Prizren, nuk po i’a mundëson e nuk po i’a krijon kushtet e leximit dhe mësimit rinisë së qytetit tonë!