Osman Hajdari: Reforma administrative duke e miratuar rregulloren për Taksa Komunale
Osman Hajdari, drejtor i Drejtorisë së Administratës përmes një portimi ka falenderuar të gjithë anëtarët e Kuvendiit Komunal të cilët morrën një hap me vlerë të madhe drejt reformës administrative duke e miratuar rregulloren në për Taksa Komunale. Me këtë regullore përfitojnë bizneset.
Të nderuar qytetarë,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që pas një pune dhe kontributi të jashtëzakonshëm, sot u miratua Rregullorja e re për Taksa Komunale.
Përmes Rregullores së re për Taksa Komunale, e draftuar në kuadër të reformës administrative në Komunën e Prizrenit, është bërë:
– Heqja e takses vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste, për të gjitha kategoritë e bizneseve.
– Pezullimi i lëshimit të procedurave pa bazë ligjore, lëshimi i të cilave është i padrejtë ndaj qytetarëve si dhe rrezikon autoritetin e Komunës.
– Ulja e taksave të procedurave të ndryshme administrative, taksat e të cilave janë cilësuar si tejet të larta në krahasim me koston reale të shërbimit të ofruar.
Ndër të tjerash, rregullorja në fjalë do të krijojë kursime të shumta për qytetarë dhe biznese duke eliminuar inkasimet me barrë të rëndë administrative dhe financiare që deri më tani kanë krijuar pakënaqësi dhe pengesa të shumta tek të dy palët.
Shpreh falenderimet të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të cilët morrën një hap me vlerë të madhe drejt reformës administrative duke e miratuar rregulloren në fjalë