Nga këto vendbanime të Komunës së Prizrenit janë 28 te identifikuarit e sotëm me Covid 19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 546 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë identifikuar 28 raste:
Në Prizren 25 raste
Në Lubizhdë 2 raste
Në Korishë 1 rast