Gruaja në Prizren rrahet nga familjarët e saj, e bëjnë për spital

Një femër në Prizren ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga familjarët e saj.

E, njëjta pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 07.07.2022 – 14:30. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga familjarët e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *