Fatmire Pulaj pjesëmarrëse në ekspozitën “Hapeville Day of the Dead” në Amerikë
Më 1 dhe 2 Nëntor në Hapeville, Georgia u zhvillua një nga ekspozitat më të mëdha në SHBA, ekspozita “Hapeville Day of the Dead”.
Kjo ekspozitë mbahet cdo vit si një lloj festivali ku bëhen bashkë artistë të fushave të ndryshme si: të filmit, muzikës, aktrimit, pikurës etj.
Secili artistë që merr pjesë në këtë festival duhet të kaloj disa etapa. Përzgjedhja bëhet nga juria e cila përbëhet nga profesor të fushave të ndryshme.
Secili artistë duhet ta dorëzoj punën e tij në mënyrë individuale në zyrat e festivalit, përndryshe nuk kalon kushtet të cilat janë të përcaktuara.
Mirëpo këtë vit, ka një ndryshim.
Kësaj here lejohen të marrin pjesë edhe artistët të cilët nuk mundë të dorzojnë punën e tyre individualisht ( për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia), por gjithmonë duke kaluar dhe arritur pikat e përcaktuara nga juria profesionale.
Në mesin artistëve kësaj here jam është edhe Fatmire Pulaj.
“Është një kënaqësi e madhe dhe ndjenjë shumë e veçantë që unë përfaqësoj vendin tim, Kosovën, në këtë ekspozitë me famë botërore” tha ajo.