Fejzë Kabashi: Draft buxheti mendoj se është jo #gjithpërfshirës

Me një postim në Facebook Fejzë Kabashi, ish drejtor në Kuvendin Komunal thotë se “Draft buxheti që ju është dërguar Asambleistave, të cilin e ka shfletuar dhe si një veprimtar-aktivist politikë, përfaqësues i një lokaliteti e ish zyrtar në një dikaster Komunal, mendoj se është jo #gjithpërfshirës

Postimi i plotë:

Draft buxheti që ju është dërguar Asambleistave, e kam shfletuar dhe si një veprimtar-aktivist politikë, përfaqësues i një lokaliteti e ish zyrtar në një dikaster Komunal, mendoj se është jo #gjithpërfshirës(shihet kjartë përkrahje e grupeve dhe interesave të ngushta e lokaliteteve të caktuara) –#Shërbime publike, në anen tjeter ka dikastere që janë teper të rëndësishme dhe pothuaj që vetem sa nuk i kanë shuar plotësisht(i kanë lënë si drejtori, vetem sa me marrë rrogë pune Drejtori i Drejtorisë) si:

#Mirëqenie Sociale me 287 mijë euro buxhet, pa projektet ma të nevojshme të dikasterit si:

1. #Ndërtimi i shtëpive për familje nevojtare,

2. #Meremetimi i shtëpive dhe banesave për familje nevojtare,

3. #Meremetimi i KULM-ve për familje nevojtare.

Planifikimi i një shume qesharake për #Ndërtimin e banesave sociale- 50 mijë euro …etj…buxhet ky për shuarjen e Drejtorisë dhe shërbimve #Sociale e #Rezidenciale-që as si kanë paraparë diku.

#Shëndetësi-buxhet plotësisht me natyrë “korruptive” vetem ndërtim dhe pa kurrfar funksionalizimi e shërbimi…

#QMF të tëra janë jo funksionale dhe po thuaj pa kurrfarë shërbimi, pos shërbimit të mjekut rreth 6 orë…..para pak kohe kanë kthy përgjigjëje(së paku nga ajo qē kamë pare te komunikimi i një Asambleisti), që disa QMF nuk mund të funksionalizohen me #dy #ndrrime ose 12 orë shërbim si ato në Gjonaj e Romajë, se nuk paskan numer të mjaftueshëm të pacientëve(22 mijë banorë,sipas regjistrimit të 2011), dhe tani paskan numer të pacientëve të ndërtohet një objekt i #Urgjencës? …..objektet aktuale janë teper të mira e të mjaftueshme si hapsira-rreth 6 orë punohet….,e tjera gjëra të parapara mbrapsht në këtë dikaster, që pos shërbime nuk është tu ofru sa duhet e si duhet për qytetarët….

#Bujqësi– kulmi i hajgares , buxhet 325 mijë euro dhe vetem 3 projekte, në Komunen e Prizrenit ku njihet si Komuna me potencial të lartë bujqësorë në Republiken e Kosoves…..

Nuk po ju ngarkoj me ma shumë shkrim, por i lus #Asamblistet pa dallim partie se mos e kaloni në këtë formë këtë buxhet(gjithnjë nëse këtë që e kamë unë është ai që vërtet ju është dërguar juve), veçanërishtë kërkoj me këmbëngulje nga ata të partis sime LDK-së(me të cilët kemi kërkuar vota bashkarisht para qytetarëve) që qoftë edhe për ndonje #intetes personal #mos e #VOTONI këtë draft….. Mbes me shpres se do arrini te ndryshoni dhe përshtatni për nevojat e qytetit buxhetin e vet qytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *