Të shtëna me armë zjarri në Rahovec, lëndohet një person
Policia në Rahovec ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.
“Rahovec, 20.07.2021-21:46. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovarë ku gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në ajër. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.