Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap prizrenasin duke drejtuar automjetin dhe e gjobit me 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro në Prizren, meqë i njëjti ëshë hasur duke drejtuar automjetin e tij, ani pse kishte ndalesë për këtë deri në vitin 2037.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

“Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, ne një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tije, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14 raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *