Prizrenasi sulmon seksualisht dy gra, arrestohet e më pas lirohet
Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy gra.
Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërkaq pas kësaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren, 12.08.2021 -17:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.